Arrestohet e dyshuara, përfitoi dhjetëra mijëra euro në një kompani të sigurimit
Një grua është arrestuar dje më 28 shtator në Prishtinë për shkak se dyshohet që në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë eurove.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.