Arrestohen tre persona për ngacmim seksual ndaj dy të miturave

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Rasti kishte ndodhur më 30 qershor në orën 23:30 në Gjakovë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë ngacmuar dy viktimat  e mitura femra kosovare”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Foto Ilustruese
Go to TOP