​Arrestohen tre persona nёn dyshimin për vjedhje dhe posedim tё armёve pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë tre persona nën dyshimin për vjedhje dhe posedim të armëve pa lejë.

Sipas policisë, kanë arritur tё arrestojnë tre persona tё dyshuar, tё cilёt ditёve tё fundit në zonën e pёrgjegjёsisё tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё kryer disa vjedhje tё rёnda dhe vjedhje.

“Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar, ku janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt.


Go to TOP