Arrestohen tre persona, dyshohet se po përgatisnin grabitje të armatosur në Pejë
Policia në Pejë, të premten ka pranuar informata se disa persona janë duke u përgatitur për të kryer grabitje të armatosur në Pejë.
Siç njofton Policia, hetuesit kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dje.
Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Me datë 26.08.2022, Policia e Kosovës, Sektori Rajonal për Hetime në DRP-Pejë, ka pranuar një informatë sipas të cilës dyshohej që disa persona ishin duke u përgatitur për të kryer grabitje të armatosur në qytetin e Pejës.
Menjëherë pas pranimit të informatës, Hetuesit Rajonal kanë reaguar me kohë ku pas analizimit të informatës dhe pas një pune hetimore / operative, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e personave të dyshuar ndërsa me datë 29.08.2022 kanë arrestuar tre (3) persona të dyshuar. Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është nen hetime.
