Arrestohen 5 të mitur në Greqi, në mesin tyre një shqiptar, tentuan ta përdhunojnë 16-vjeçaren në oborrin e shkollës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë të Korinthit në Greqi, ku 5 nxënës të grupmoshës 13-16 vjeç kanë tentuar të përdhunojnë shoqen e klasës së tyre.
Të miturit u arrestuan nga policia, ku mes tyre është edhe një 14-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave greke, pesë të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë 16 vjeçaren në oborrin e shkollës së tyre.
Vajza ka arritur të largohet nga autorët, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi pesë nxënësit e përfshirë në ngjarjen skandaloze.
Prindërit e tyre janë thirrur në prokurori për të dëshmuar. E mitura tha se kishte përjetuar momente tmerri gjatë mëngjesit të së mërkurës kur shokët e klasës e sulmuan fizikisht.
