Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Stacioni Policor Kamenicë ka arrestuar M.Th. (viti i lindjes 2000, femër kosovare).

Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e shtatë (7) ditë për disa veprën penale. Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Kosova.info/


Go to TOP