​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur rreth arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu i Smrekovnicës së Vushtrrisë.

Ai në një konferencë për media në Qafë Morinë ka paralajmëruar se kapja e Faton Hajrizit, është çështje orësh apo ditësh.

“Tashmë policia ka bërë angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotëni, në qoftë arratisjen apo vendndodhjen e tij dhe arrestimin shumë të shpejtë… Policia po punon unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate”.

“Ju po i shihni rezultate e policisë për çdo ditë që të kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, edhe veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, është çështje orësh apo ditësh”, ka thënë Sveçla.

Faton Hajrizi, i burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, u arratis të shtunën e kaluar nga burgu dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për këtë çështje janë suspenduar dy oficerë.

Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus në vitin 2000, kur ai ishte rreth 15-vjeç. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.a

Go to TOP