Aroma e Vdekjes
Shkruan: Besim XANI
Është fat i madh që kontinenti evropian, bashkë me Amerikën na e bëri shtetin dhe dalëngadalë po n’a e shkatërron kulturën primitive shqiptare të ashpër dhe jo humane, një kulturë për të cilën duhet të turpërohemi që bota na e njeh. Kjo kulturë që kemi ne, prej më shumë se 100 vitesh, e kemi trashëguar deri në momentin që kemi bërë shtetin.
Ne jemi një popull që mund të kemi konflikte e mosmarrëveshje vëllazërore e familjare, por sipas Ismail Kadaresë, pleqnarët – që janë quajtur burra të mirë – nuk i kanë shëruar plagët mes familjarëve të grindur, por i kanë ushqyer tragjeditë që ato të vazhdojnë mes dy familjeve. Kjo është kultura jonë për të cilën lavdërohemi gjithmonë.
Darkat shqiptare, thotë Ismail Kadare, kanë qenë gjithmonë të rrezikshme, sepse aty armiku ka qenë në tryezë duke ngrënë, jo jashtë saj, me qëllim që tragjeditë të mos ndalen. Nënat tona, duke shtruar sofrën në heshtje, e kanë ndier aromën e vdekjes që do të vijë pas asaj darke. Një popull që ende nuk ka arritur t’a tejkalojë logjiken kanunore, dhe tribale dhe t’a transformojë atë në logjikë shtetërore, vetëorganizuese e kombëtare dhe të krijojë konsensus për vlera të përbashkëta shoqërore.
Edhe Kadareja i madh thotë: Evropa nuk na pranon si komb evropian, dhe sipas meje, me të drejtë. Nuk ka dëshmi se si mund të ndodhë që të jesh një popull evropian dhe ta shkatërrosh vetveten. Grekët antik, para 2500 viteve, e kanë pasur ligjin. E ne, në shekullin XXI, për një konflikt mbledhim njerëz kinse humanë e të mençur, të cilët do të përgatisin tragjedi të reja për ato dy familje.
Gjithmonë jemi lavdëruar se kemi pasur oda. Po, kemi pasur, por çdo javë kemi pasur ndonjë vrasje. Pikërisht nga pleqnarët tanë, që i kemi respektuar, por ata na kanë përgatitur varre.
Dhe tani, vonë e kam kuptuar që të thuash një evropiani “jam shqiptar”, duhet ta ulësh kokën, sepse kultura jonë s’ka të bëjë aspak më humanizmin, ne vetëm më dy gjëra duhet të lavdërohemi jo me tërë popullin, me filozofin e përbotshëm Ismail Kadare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fatkeqësisht këto dy vlera kapitale të dyja fyhen dhe shahen nga shumica e popullit të Kosovës, jemi dëshmitarë për këtë të gjithë nëpër kafeteri, TV, qytete, internet kjo është e vërtetë tragjike , është tragjikë por është e vërtetë. Kjo është fjala më e turpshme e kombit tonë, sepse askush nuk e lakmon kulturën tonë. Ne jemi në Ballkan. Sado të doja ta dija, se cili komb evropian dhe ai ballkanik e admiron kulturën tonë, Gaza të Palestinës nënave në duar ju vdiqën fëmijët nga uria as dy shqiptar nuk i pashë që kanë protestuar, ky është humanizmi jonë, sa qesharak.
Ne themi: “jemi komb human”, gjë që më bën të qesh. Jemi populli më jo-human në botë. Ne themi: “jemi popull trim”, por shumë pak e besoj këtë, sepse në luftë vetëm 1% kanë luftuar.
Jam tronditur kur kam dëgjuar në televizionet tona dy personalitete:
1. Isa Mustafa, politikan, i cili tha se e ka të shkruar me numër të letërnjoftimit që për Republikën e Kosovës në Evropë përqindjen (3%) e kanë paguar vetëm 10 mijë njerëz.
2. Një tjetër person (emrin nuk ia mbaj mend), që gjatë një interviste në SHBA, tha: “Më vjen turp të tregoj sa para kanë dhënë shqiptarët për atdhe – vetëm 5 milion dollarë.” Kaq para mund t’i japë vetëm një biznesmen shqiptaro-amerikan.
Dhe unë gjithmonë pyes shqiptarët: Si arsyetohet parulla “O sa mirë me kanë shqiptar” pas gjithë këtij turpi?
Ku ka logjikë?
Dëshiroj të di: cili komb e admiron kulturën shqiptare?
Ismail Kadare, artisti i përbotshëm, që vepra e tij është pasuri për njerëzimin, ka thënë: “Kulturën shqiptare e kam shkruar ashtu siç është. Nuk e kam stolisur.”
Qytetërimi evropian, thotë Kadare, burrërinë e ka provuar me dyluftime ballë për ballë, ndërsa shqiptarët – e kanë vrasjen tinëzare, pas shpine.
Në një intervistë në SHBA, kur Shqipëria u dogj në vitin 1997, një gazetar francez botoi një artikull për popullin shqiptar, duke e ilustruar me një shqiponjë me dy koka – ku njëra kokë po e hante tjetrën. Dhe ai shkroi: “Ja, ky është populli shqiptar.”
S’kemi vend për mburrje.
Vetëm Ismail Kadare e ka thënë të vërtetën për kombin tonë. Të tjerët vetëm e kanë stolisur me gënjeshtra, pa e thënë kurrë të vërtetën. Por e vërteta duhet të thuhet, edhe kur ajo është e tmerrshme dhe tragjike.
Jam mbushur me frikë nga profecia e Ismail Kadaresë, nga kryevepra e tij e përbotshme, që për mua është romani më i madh i shekullit XX në letërsinë botërore. Vepër që është kundër vetmisë, kundër vdekjes, me një atmosferë krejtësisht të trishtuar.
Ai thotë një fjali që e frikëson çdo shqiptar, por Kadare nuk pati frikë ta thotë këtë të vërtetë.
Gjatë një monologu mes priftit dhe gjeneralit, njëri-tjetrit i thonë:
“Ky komb do të zhduket nga vetë-shkatërrimi. Pra, ky komb do ta vetë-shkatërrojë vetveten.”
Kështu e paraqet kombin tonë Ismail Kadare. Neutraliteti i tij është homerik.
Shikoni humanizmin në këtë vepër: plaka Nicë qan për vajzën e vdekur, por Kadare thotë: qan edhe nëna e kolonelit Ze, që e ka vrarë plaka Nicë në Itali.
Kjo vepër është krejt humanizëm. Është kundër vdekjes.
Ndërsa shqiptarët, prej 100 vitesh, nuk janë interesuar të bëjnë shtet, por të paraqesin rreziqe për njëri-tjetrin.
Dhe për në fund – nëse ka diçka për t’u krenuar – e kemi vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për 500 vjet histori – çfarë marrëzie në botën perëndimore – ndërsa shumica e popullit tonë, në heshtje, e fyejnë dhe e shajnë, madje edhe heronjtë – si gjallë, ashtu edhe të vdekur.
Kjo është kultura jonë shqiptare, me të cilën lavdërohemi, ndërsa bota neveritet.
