Armëmbajtje pa leje në Viti gjatë kontrollës së automjetit

Një rast i armëmbajtjes pa leje është identifikuar gjatë një kontrolli të veturës në Viti.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se automjeti me targa vendore drejtohej nga A.J., shtetas kosovar.

“Gjatë kontrollit në automjet nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe konfiskuar një (1) armë zjarri i llojit Zorki M-906-T e kalibrit 9mm, një (1) karikator dhe pesë (5) fishkë. Të njëjtat do të përdorën dëshmi për gjykatën”, njofton policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. /Kosova.info/

Go to TOP