Arian Tahiri: Kërkojmë 3 ditë për shqyrtimin e buxhetit
Kundër shqyrtimit me procedura të përshpejtuara për Projektbuxhetin e vitit 2026, ishte edhe PDK. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka theksuar nevojën për trajtim më serioz të buxhetit.
Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, tha se nuk e mbështesin këtë propozim për shmangie nga procedurat.
“Ne e dimë dhe e kuptojmë rëndësinë e buxhetit. Ne dje e kemi argumentuar dhe dëshmuar vullnetin tonë dhe gatishmërinë tonë, duke kontribuar që shteti të mos bllokohet, duke e mbështetur propozimin për vazhdimin për muajin mars. Andaj, ne sot nuk e mbështesim këtë propozim. E kuptojmë rëndësinë. Jemi tolerantë te pjesa që të ketë procedurë të përshpejtuar. Minimumi kërkojmë një afat minimal që është 3 ditë, në mënyrë që deputetët e pozitës dhe opozitës të kenë mundësi ta shohin materialin, ta analizojnë, duke pasur parasysh se është një dokument voluminoz me 700 faqe dhe po flasim për ligjin më të rëndësishëm”, tha Tahiri, i cili është shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.
