Argati i Vuçiç apo sherri i neveritshëm i Samitit të Nismës së Berlinit në Tiranë

Shkruan: Sali BERISHA

Miq, dje Argati i shqipfolës i serbomadhit Vuçiç shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platforme sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe Kryeministrit të saj.

Ai shprehu këtë qëndrim antishqiptar në prani të Kancelares Merkel, themeluese e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup me emrin ‘Ballkani i Hapur’, por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave, projektin e serbomadhisë të Aleksandër Vuçiç dhe argatëve të tij Zografi Bis dhe Zaev.

Ky qëndrim i saj detyroi argatin e Vuçiçit në Tiranë, Zografin Bis të përdorëe konferencën e shtypit me kancelaren për të sulmuar në emër të padronit, Kosovën dhe kryeministrin e saj si shkakun me kryesor të dështimit të projektit të Serbomadhise, Ballkani i Hapur.

Kështu dje në samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë nuk ishte Brenabiç që sulmoi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, por mikpritësi i pështirosur i Samitit, argati i presidentit të serbomadhisë, antishqiptari Zografi Bis qe vazhdoi luftën e ftohtë ndaj tyre edhe gjatë një samiti rajonal me praninë e Kancelares Merkel dhe kjo vetëm e vetëm se Kosova po mbron me qëndrimin e saj nismën e Berlinit dhe po kundërshton ‘Ballkanin e Hapur’, projekt i armikut të kombit shqiptar George Soros për të rivendosur hegjemoninë serbe ne rajon, hegjemoni e cila në një të shkuar të afërt iu shkaktoi boshnjakëve, shqiptarëve, por edhe kroatëve gjenocide masakra spastrime masive etnike.

Me qëndrimin e saj Kosova po mbron jo vetëm interesat jetike të saj dhe kombit shqiptar, por edhe proceset integruese europiane në rajon.

Ajo po kundërshton krijimin e Jugosllavisë së re dhe vendosjen e rajonit në sferën e influencës ruse.

Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe edhe njëherë Ballkanin e Hapur si projekt fund e krye antishqiptar, që ka si qëllim të vetëm vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influence ruse rajon si dhe sulmet armiqësore prej antishqiptari të betuar ndaj Kosovës.

Go to TOP