Ardian Gjini nis zyrtarisht fushatën për balotazh në Gjakovë

Kryetari aktual i Komunës së Gjakovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Ardian Gjini, ka njoftuar sot nisjen zyrtare të fushatës për balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini u është drejtuar qytetarëve të Gjakovës me një mesazh optimist, duke theksuar se synon vazhdimin e projekteve të nisura dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunës.

“Të dashur qytetarë të Gjakovës, sot po e nisim edhe zyrtarisht fushatën për balotazh, që do të kurorëzojë fitoren tonë të madhe me 9 nëntor. Për Gjakovën tonë që meriton të vazhdojë punën me projekte të mëdha, do të vazhdojmë të ecim bashkë edhe për 4 vitet që vijnë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gjini.

Go to TOP