‘Aq xheloz jam ndjerë sa…’Andi Artani reagon pas përfshirjes së Jasminës në videoklipin e Ardian Bujupit

Besoj që të gjithë e mbani mend sigurisht historinë e Andit dhe Jasminës, dy ish-konkurrentët e “Përputhen” të cilët dolën si çift nga programi, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Kjo sepse pas përfshirjes së Andit në një nga videoklipet e këngëtares së njohur Diona Fona në këngën ‘Sheqer’.

Image

Histori kjo, e cila i la shumë të zhgënjyer fansat pasi të gjithë ata shpresonin t’i shihnin sërish pranë njëri-tjetrit, pasi dukej se gjërat mes tyre ishin serioze.

Image

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ndarja e tyre duket se të dy ata ende ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në intervistat e ndryshme që japin.

Së fundmi, Andi ishte i ftuar në emisionin “Libero’ në ATV ku ka folur më gjatë lidhur me përfshirjen e Jasminës në videoklipin e Ardjan Bujupit.

I pyetur se a ka parë këtë klip dhe a është xheloz? Ai është shprehur: “Vetëm kështu në Instagram çka më ka dal se kështu me hi Youtube me shiku, nuk e kom këqyr, besom, qaq xheloz jam ndje, që kisha thonë a vallëzojmë me e bo xheloz Jasminën”.

Image
Image
Go to TOP