Anton Quni: Rasti i rrahjes në Kuvend është kulmi, nuk e di a mund të ndodhë diçka më e rëndë
Për situatën e krijuar në Kuvend ka folur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.
Sipas tij, çdo deputet i zgjedhur duhet të tregojë nivel të kulturës, pasi që ajo që po ndodhë në parlament shpejtë po bëhet standard edhe te qytetarët.
Sipas tij, ka kohë që deputetët e Kuvendi janë përballë me forma të ndryshme sa i përket mënyrës së funksionimit.
“Rasti i djeshëm është kulmi i asaj që nuk do të duhej të ndodhte në shoqërinë tonë. Do të thotë në të kaluarën ne jemi përballë me gaz lotsjellës, me pengesa akustike, janë përdorë mjetet që kanë prodhuar zhurma të ndryshme, ka pas hedhje të gjësendeve të ndryshme por nuk ka pas kontakt fizik deri tek grushtimi mes veti apo në mes të deputetëve, kurse dje ndodhi edhe kjo dhe nuk e di a ka edhe diçka më e rëndë që mundet me ndodhë. Tani kush o fajtori, apo kush është iniciuesi i kësaj skene besoj që prokuroria dhe organet e drejtësisë shumë shpejtë do të dalin me atë që duhet duke i marr ato audio-incizime, të gjithë protagonistët në pyetje, dëshmitarët e tjera, por sidoqoftë kjo nuk na shërben në nderin tonë”, ka deklaruar Quni.
