ANSA: Putin nuk dëshiron takim në Romë
Presidenti amerikan Donald Trump ka pyetur kryeministren italiane Giorgia Meloni nëse Italia do të ishte e gatshme të organizonte një takim trepalësh në Romë mbi luftën në Ukrainë.
Në takim do të përfshiheshin presidenti rus Vladimir Putin, ai ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti amerikan.
Meloni tha se Italia do të ishte e gatshme, kështu që sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ka diskutuar me Francën, Gjermaninë, Britaninë, Ukrainën dhe Finlandën për këtë, dhe Zelensky e ka mbështetur idenë, thanë burimet për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
Megjithatë, burimet shtuan se Moska nuk do të binte dakord për takimin në Romë, pasi beson se Italia është shumë pro-Kievit.
