Takimi Putin-Trump i planifikuar për në fund të javës së ardhshme

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha sot për NBC News, se një samit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme.

Vendi i takimit është ende duke u diskutuar, shtoi zyrtari. Ai vuri në dukje se vendet e mundshme përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën.

Detajet e mëtejshme ose logjistika janë ende të paqarta dhe shumë të paqëndrueshme, vuri në dukje ai. Nuk dihet nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në takim.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se rusët kanë paraqitur një listë kërkesash për një armëpushim të mundshëm dhe se SHBA-të tani po përpiqen të marrin mbështetjen e ukrainasve dhe aleatëve tanë evropianë.

Zelensky dhe zyrtarët ukrainas kanë thënë prej kohësh se nuk do të lëshojnë asnjë territor që Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme.


Go to TOP