Anonymous zbulon e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe

Grupi i hakerëve “Anonymous” i ka dërguar një mesazh të ri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky grup hakerash bën të ditur se janë shumë të angazhuar dhe kanë “hakuar” e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme.

Ata e përfunduan mesazhin e tyre me fjalët: “Hej, kukull e Putinit, ku je? Akoma me qen?!”.

Konflikti mes dy palëve pati nisur disa ditë më parë kur hakerët i patën bërë thirrje Vuçiqit që t’i ndalojë aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.

Anonymous e pati hakuar edhe faqen e ushtrisë serbe. /Kosova.info/

Go to TOP