Anisa Ismajli, aktorja e shumë roleve të suksesshme

Aktorja Anisa Ismajli është met vërtet një aktore shumë e mirë dhe e suksesshme. Në bisedim e sipër me të kur e pyesim për rolet e saj, ajo na thotë kështu: Sigurisht që roli i Marës te “Kukumi”,është një rol i punuar me shumë mund, dashni dhe përkushtim i ndryshëm prej krejt roleve që i kam deri tani. Prerja e flokëve komplet, xhirim për 43 ditë në terren, shumë sfida të ndryshme dhe rol i pëlqyer mjaftë. Një film i cili ka qenë pjesë e shumë festivaleve botërore dhe një mirënjohje në Bullgari për këtë rol.

Roli i Shqipes te filmi “Gjumë dhe dashuri”, mjaft rol emocional, sepse flet për një grua, një nanë e cila luftonte për jetën e vajzës së saj. Mjaft emocionale disi.

Tina ,në serialin “Lex-i në qytet”, një rol simpatik do të thoja, hahaha e cila kishte probleme të shumta si në jetën e saj personale, ashtu edhe me fakultet. Ajo ishte një studente e “përjetshme”, që herë pas here mësonte dhe i jepte provimet.

Sonja, tek “Motra e katërt”, një shfaqje në TKK dhe për mua roli më i mirë i realizuar në teatër, e dua atë rol.

Pastaj nana tek shfaqja “You Madalene You”,nga teatri Multimedia. Shfaqje me të cilën kemi udhëtua mjaft shumë nëpër festivale në Evropë, një rol që e dua gjithashtu shumë. Aty e luaja një grua rome dhe e kisha një monolog  në gjuhën rome, të cilën e kam punuar gjatë e mirë, besoj.

Në performancën “Mos hesht” në TKK, roli Jehonës, një rol mjaft kompleks sepse trajton një grua e cila ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e bazuar në ngjarje të vërtetë.

Një performancë, për mua shumë e veçantë, e punuar nga Artpolis, të cilën ne e aktruam në rrugë…kemi qenë me valixhe në duar, të grimosura (shenja të dhunës në fytyrë),protestuam para gjykatës duke i lënë shumë kërkesa të pazgjidhura të grave që kërkojnë drejtësi kundër dhunës nga burrat e tyre.

Fantastike dhe njëkohësisht e dhimbshme .por mjaft e fuqishme.

Ju kam ndihmu edhe studentëve të regjisë për filma të shkurtë, që në fakt ato janë provime akademike.

Ka mjaft role, në filma gjithashtu edhe në filma të shkurtër, në performanca të ndryshme ,reklama…

I kam botuar dy libra me proza dhe tregime ,”Momente”-2014 dhe “Rrugëtime”-2020.

Anisa mbi të gjitha është nanë e dy fëmijëve, Melisës dhe Dalmatit, një grua e zonja dhe s’na ngelet tjetër, vetëm të themi u shtofshin njerëzit si Anisa, që tërë kohës shfaqin pozitivitet dhe mirësi.

Go to TOP