Anisa Ismaili promovon botimin e dytë të librit ‘Rrugëtime’

Botimi i dytë i librit “Rrugëtime” nga autorja Anisa Ismaili do të promovohet sonte nga ora 19:00 në studion Buzuku, e cila ndodhet në lagjen Taslixhe, në Prishtinë.

Ky botim i veçantë mban një dedikim të ngrohtë nga autorja për dy fëmijët e saj dhe për babain, duke reflektuar ndjenjat më të thella të dashurisë, mirënjohjes dhe frymëzimit familjar që përshkojnë faqet e këtij libri.

“Duhet të kemi durim, duhet të kemi pasion dhe guxim. Atë e pata unë dhe do ta kem gjithmonë. Rrugëtime u botua më 2020, ndërsa sot, pas ribotimit të dytë, unë po e sjell te njerëzit që e duan leximin, me një promovim alla Anisë. Sot në Studio Buzuku, në Taslixhe, prej orës 19:00, ju pres për të festuar rreshtat e vargjet që dolën nga mendja ime. Janë rrëfime të vërteta, por edhe imagjinatës i lashë vend. Kësaj radhe, për dallim nga libri im i parë Momente, imagjinata është më e theksuar. Një gotë me Anisën”, tha Anisa Ismaili.

Promovimi shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin letrar të autores.


Go to TOP