Angazhimi që s’paguhet – por i lë shumë gra të papuna
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 708 milionë gra në botë nuk janë pjesë e fuqisë punëtore – jo sepse nuk punojnë, por sepse puna e tyre nuk paguhet.
Në gjithë Ballkanin Perëndimor, gratë kryejnë 2.6 herë më shumë punë të kujdesit pa pagesë se burrat duke u kujdesur për familjen, fëmijët dhe të moshuarit, pa rrogë apo pension. /REL/
