Anelka: Mbappe duhet të largohet nga PSG për të fituar Topin e Artë

Nicolas Anelka filloi karrierën e tij në Paris Saint-Germain, edhe pse më vonë u kthye, ai u largua në një moshë të re për të provuar veten në klubet më të mëdha. Kjo është ajo që 42 vjeçari po e nxit Kylian Mbappen të bëjë.

Nëse Mbappe dëshiron të fitojë çmimet më të mëdha, si Topi i Artë, atëherë Anelka beson se ai duhet të shkojë në një kampionat tjetër, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv

“Nëse doni vlerësimet më të mëdha, do të duhet të largoheni nga PSG në një moment”, i tha ai Athletic.

“Çfarëdo që të bëni në Paris do të jetë e mirë, por dikush gjithmonë do të thotë ‘Epo, ju bëtë mirë për PSG, por ishte vetëm në Francë dhe ligat më të mira janë në Angli dhe Spanjë, kështu që nuk garuat me më të mirët në ligën më të mirë ‘.

“Ju do të duhet të vendosni. Nëse doni të fitoni Topin e Artë, e cila është ajo që duhet të shikoni për t’i bërë jehonë Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, do t’ju duhet të garoni me më të mirët”.

“Nuk mund të thuash që garon me më të mirët gjatë gjithë kohës kur je në PSG. Liga Franceze nuk është e lehtë, mos më keqkupto, por mendoj se liga më e vështirë është në Angli”, përfundoi Anelka.

Mbappe ka qenë i lidhur me një largim nga PSG-ja gjatë kësaj vere, me shumë klube evropiane të interesuara për të.

Go to TOP