Amir Rrahmani shpallet lojtar i muajit te Napoli

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është shpallur lojtar i muajit te Napoli.

Rrahmani ka shkëlqyer në muajin mars te Napoli, duke u vlerësuar për paraqitje e tij.

Klubi në bashkëpunim me Socios.com, zgjedh çdo muaj më të mirët në këtë skuadër. Për këtë muaj epiteti i më të mirit i ka takuar Amir Rrahmanit.

Mbrojtësi ynë është kthyer në shtyllë të mbrojtjes te Napoli, ku së bashku me Kalidou Kulibalyn kanë krijuar një dyshe të fortë.

Napoli po lufton për titull këtë sezon, ku aktualisht mban vendin e dytë me 63 pikë, tri më pak se Milani.

Go to TOP