Ambasadori i Kosovës në Kroaci i dorëzon letrat kredenciale
Martin Berishaj, do të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci.
Berishaj sot i ka dorëzuar letrat kredenciale.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai nëpërmjet llogarisë në Facebook.
“Sot, ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, SH.T. Z. dr. Martin Berishaj i dorëzoi kopjen e letrave kredenciale te Udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vučinić – Margeta”, thuhet në njoftimin në Facebook.
