Ambasadori i Hungarisë viziton Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, së bashku me drejtorin, Kushtrim Ahmeti, pritën në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux, njofton Kosova.info.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve dhe mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Kryetari Krasniqi falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shpalosi angazhimet e DhTIK-së në forcimin e marrëdhënieve ekonomike me ambasadën hungareze.
Nga ana tjetër, drejtori Ahmeti, prezantoi të dhënat mbi shkëmbimet tregtare Kosovë-Hungari, duke theksuar nevojën për më shumë investime hungareze në Kosovë dhe duke përmendur sektorët potencialë të bashkëpunimit.
Ambasadori Dux falënderoi për pritjen dhe informacionet e ofruara, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me DhTIK-në në funksion të forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve./Kosova.info/
