Ambasadori gjerman shpërndan lajmin që ARBK ka tërhequr vendimin për Klan Kosovën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në llogarinë e tij në Twitter e ka shpërndarë lajmin që Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) e ka tërhequr vendimin për pezullimin e licencës biznesore ndaj Klan Kosovës.
Fillimisht lajmin në Twitter e ka postuar gazetari Adriatik Kelmendi dhe më pas ambasadori Jorn Rohde e ka shpërndarë në llogarinë e tij.
