Ambasadori britanik uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ai ka thënë se shteti i tij është krenar që feston arritjet e Kosovës si shtet demokratik multietnik.
“Urime Kosovë përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të Pavarësisë. Britania është krenare që feston arritjet e Kosovës si shtet multietnik demokratik. Ne mezi presim të punojmë së bashku për sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin e rajonit dhe për miqësinë edhe më të thellë midis vendeve tona”, ka shkruar ai në ‘Facebook. /Kosova.info/
