Ambasadori Agon Vrenezi takon Presidentin Erdoğan në Ditën e Republikës së Turqisë
Për nder të Ditës së Republikës së Turqisë, Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi, është pritur nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shkruan Kosova.info.
Gjatë takimit, ambasadori Vrenezi përcolli urimet më të përzemërta të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, si dhe të popullit të Kosovës, për popullin dhe shtetin turk në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Turqisë./Kosova.info/
