Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit në referendumin e qershorit. Ambasada ka bërë të ditur se fletëvotimet janë duke u dërguar me postë.

Ambasada ka theksuar se nëse ka shtetas italianë që nuk kanë marrë ende paketën e fletëvotimit, kopjen e saj mund ta kërkojë në secilën konsullatë të shtetit.

“Fletët e votimit po dërgohen! Nëse nuk e keni marrë paketën e fletëvotimit, mund të kërkoni një kopje duke filluar nga 25 maji në konsullatën tuaj të referencës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP