Ambasada gjermane i përgjigjet CNA-së/ “Mbështesim mediat për raportimet abuzive ndaj tyre”
Administratori dhe kryeredaktori Xhovan Shyti i është drejtuar Ambasadës Gjermane në Shqipëri në lidhje me disa sulme që i janë bërë medias.
Në përgjigje, zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë, Thilo Schroeter, ka thënë për CNA-në se refuzojnë çdo përpjekje për të keqpërdorur mekanizmat ligjorë, duke përfshirë pretendimet për abuzim të së drejtës së autorit, për të frikësuar gazetarët ose organizatat mediatike.
Ambasada gjermane thekson se liria e shtypit është një bazë thelbësore për një demokraci funksionale.
“Më lejoni të theksoj se si çështje politike, ne refuzojmë çdo përpjekje për të keqpërdorur mekanizmat ligjorë, duke përfshirë pretendimet për abuzim të së drejtës së autorit, për të frikësuar gazetarët ose organizatat mediatike. Liria e shtypit është një bazë thelbësore për një demokraci funksionale”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane. /CNA/

