Ambasada e ShBA-ve trajnon gjyqtarët për menaxhim të lëndëve penale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për punëtorinë që trajtoi menaxhimin e lëndëve penale, organizuar për 30 gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjyqtarët e qarkut të ShBA-së, kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Këshilltari Ligjor Rezident prezantuan praktikat më të mira, që mbulojnë kontrollin e lëndëve, seancat përgatitore, gjykimet e njëpasnjëshme, seancat e dënimit dhe menaxhimin e sallës së gjyqit”, ka njoftuar ambasada.

Ambasada ka deklaruar tutje se kjo është përpjekje për efikasitet të gjykatave të Kosovës.

“Ky bashkëpunim nënvizon përkushtimin tonë për të rritur aftësitë e gjyqtarëve kosovarë dhe për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave”, kanë shkruar ata. /Kosova.info/


Go to TOP