Aludohet se Butrint Imeri do të hyjë në shtëpinë e BBVA për ditëlindjen e Kiarës

Këngëtari Butrint Imeri është përfolur vite më parë për një lidhje me moderatoren bukuroshe të ekranit, Kiara Titon.

Kjo e fundit është kthyer këto ditë në një prej personazheve më të përfolur të momentit, për shkak të raporteve të saj me këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Përkundër faktit që mes Luizit dhe Kiarës ka shkëndija simpatie, këngëtari Butrint Imeri i befasoi të gjithë kur shprehu haptazi mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj me kurorë.

Image

Tani nga fansat e spektaklit është aluduar se Butrinti mund të hyjë sonte (e martë) pas orës 00:00, për t’u takuar me Kiarën në ditëlindjen e saj, të cilën e ka më 18 janar.

Këto u dukën të gjitha thashetheme, teksa u nxitën më shumë kur vet këngëtari nga Kosova pak orë para spektaklit publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj “Qetësia përpara stuhisë”.

Image

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë gjithçka mbrëmjen e sotme (e martë), pasi duket mjaft e çuditshme mundësia e ritakimit të një ish-çifti, kur në fakt dihet që Kiara është në bisedime për një lidhje të mundshme me Luizin.

Go to TOP