‘Alo zemlajk’: Një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit

Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.

Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.

Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?

Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.

Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?

Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pas disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.

Kjo është një pjesë prej më pak se 1 minutë e bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe.

Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se çka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje znj. Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022.

Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.

Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.

“Mimoza këtu nuk po duket e nxane në pritë, duket që e ka pritë këtë bisedë”, thotë Buzhala, teksa komenton videon.

Para afro një viti, Gazeta Nacionale pati publikuar përgjimet mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuar famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA’së, Milan Radojiçiqin.

Kusari-Lila, e cila fillimisht e mohonte të ketë biseduar me Radojiçiqin, e për të kapërcyer në fraza se ka biseduar “vetëm 2-3 minuta” e deri te mosmohimi i krejtësishëm, pati dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj bashkëfolësit të saj në Aferën “Zdravo”, Sllavko Simiqit. /Nacionale/

Go to TOP