Aliu me apel për qytetarët: Drejtoni me kujdes makinat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit,

Ministri Aliu ka shpërndarë një video të ministrisë që udhëheq me mesazhin “Ndal Shpejtësinë! Jo Jetën e të tjerëve, dhe tënden!”.

“Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit! Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP