Aliu kritikon pjesëmarrjen e ulët të gazetarëve në ndeshjen Kosovë-Poloni U-21
Doajeni i gazetarisë sportive Bekim Aliu ka ngritur shqetësimin e tij për pjesëmarrjen e ulët të gazetarëve në ndeshjen Kosovë-Poloni U-21, e cila sapo ka filluar.
Sipas tij, ndeshja po përcillet nga vetëm katër gazetarë – dy aktivë, një i pensionuar dhe ai vetë si gazetar i lirë.
Aliu thekson se kjo situatë është alarmante, ndërkohë që shumë gazetarë marrin guximin të analizojnë ndeshjet nëpër debate televizive, pa i ndjekur ato nga afër.
“Gazetaria sportive kurrë nuk ka qenë kaq joaktive,” u shpreh ai duke bërë thirrje për më shumë përfshirje në ngjarjet sportive. /Kosova.info/
