Kelmendi i dhuron stemën e prokurorit të shtetit z. Hanley në takim lamtumirës

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, priti në takim lamtumirës Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z. John Hanley, i cili në këtë takim është shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor, z. Erin Cox dhe Këshilltari i Lartë Ligjor në OPDAT, z. Etrur Maloku.

Me këtë rast, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin profesional të z. Hanley që ka dhënë në forma të ndryshme për institucionet e drejtësisë, veçanërisht për Prokurorin e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke ndihmuar në fuqizimin e integritetit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, në shenjë respekti dhe falënderimi i ka dhënë Këshilltarit Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z. John Hanley, stemën e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast i ka dëshiruar suksese në angazhimet e reja profesionale. /Kosova.info/

Go to TOP