Aktivistja e VV-së që shau Rifat Jasharin, Mehmetaj: Grupi më i madh i përkrahësve të VV-së janë anti-UÇK, anti-luftë
Gazetari Lirim Mehmetaj konsideron se pjesa më e madhe mbështetëse e elektoratit të Vetëvendosjes janë “anti-UÇK, anti-luftë.”
Kjo pas sharjeve dhe fyerje të një aktivisteje të Vetëvendosjes ndaj Rifat Jasharit.
Postimi i plotë i Mehmetajt:
Me pas bo rastesisht Albin Kurti dike te Jasharajve President te Kosoves, po iu garantoj qe Vetevendosja se paku gjysmen e elektoratit e kish humbe.
Perkrahja per Vetevendosjen sot vjen nga shume pole, por pa diskutim grupi me i madh eshte ai anti-uÇK, anti-lufte.
Normalisht, urrejtjen e kamuflojne me emra te pervecem, por kjo vetem se e kuptojne se eshte turp i paperbishem ta thone troç qe me UÇK-ne e kane.
Sigurisht, punojne shume qe te vije dita kur do ta nxjerrin te plote urrejtjen, te pafshehur prapa emrave.
E kur e ke me UÇK-ne, s’ka diskutim se e ke edhe me Jasharajt.
Kjo gruaja analfabete qe s’paska lene gje te zeze pa i thene Rifat Jasharit nuk eshte “nje aktiviste e Vetevendosjes”, kjo eshte vete thelbi i partise.
Ne Vetevendosje per vite te tera kane diskutuar se si “sakrifica e Jasharajve nuk ka qene vetedije e larte kombetare, por primitivizem i mbrojtjes se prones private (pragut te shtepise)”.
