Aksidenti në Bullgari, Prokuroria tregon se janë gjetur 44 trupa të djegur

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë, se 44 trupa të djegur janë gjetur në autobus, e jo 45 siç është raportuar deri tani.

Ai po ashtu ka bërë me dije, se sipas të mbijetuarve ka pasur 8 që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”, tha ai.

Prokurori bullgar, Borislav Sarafov, në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Strumë tha se informacionet fillestare tregojnë se ndoshta ka qenë një gabim njerëzor që është shkaktuar nga shenjat e papërshtatshme në autostradë.

“Bankina në të cilën është përplasur autobusi, jo vetëm që është e panevojshme, por edhe e rrezikshme. Nuk ka pasur shpërthim, por ajo që kanë dëgjuar ata që kanë qenë aty pranë është përplasja, përplasja e fortë e autobusit në trotuarin në anën e djathtë, që thashë se nuk e ka vendin aty. Nuk ka pasur shpërthim,” tha Sarafov.

Go to TOP