Aksident trafiku në Kaçanik, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Shtërpcë-Fusha Pajtimit, konkretisht në Doganaj të Kaçanikut.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se të lënduarit në këtë aksident janë dërguar për trajtmin mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP