Aksident në Sllagrazhd të Suharekës, lëndohen gjashtë persona

Një aksident ka ndodhur në fshatin Sllagrazhd të Suharekës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rastin e konfirmoni zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin.

Go to TOP