Aksident në Pejë, përfshihet një veturë e policisë, katër të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave ishte veturë e policisë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë për RTKlive se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15.
“Policia ka marrë njoftim rreth orës 19:15 dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Njesitet kompetente kanë kryer hetimet dhe të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës,” ka thënë Gashi.
