Aksident i rëndë trafiku në Drenas, vdes njëra nga pasagjeret

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasoj e një aksidenti trafiku në Drenas ka vdekur një femër.

Në raportin 24 orësh, policia ka dhënë detaje rreth aksidentit.

Sipas policia, aksidenti është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Zabel i ulët, Drenas 20.11.2025-22:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.

Go to TOP