Akil Gjakova përfundon i shtati në Evropian

Akil Gjakova e përmbylli Kampionatin Evropian të xhudos në vendin e shtatë, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Podgoricë.

Xhudisti ynë zhvilloi një duel heroik në çerekfinale ndaj legjendës gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili. Lufta zgjati plot 16 minuta – shumë më gjatë se koha e zakonshme prej 4 minutash – dhe ishte një përballje e denjë për nivelin më të lartë evropian. Në fund, fitorja i takoi gjeorgjianit, por Gjakova tregoi zemër, përkushtim dhe forcë të jashtëzakonshme.

Vetëm pak minuta pas kësaj beteje rraskapitëse, Akili u rikthye në tatami për luftën e repesazhit ndaj hungarezit Daniel Szegedi. Mungesa e energjisë bëri që ai të mposhtet, duke e përmbyllur kështu garën në vendin e shtatë.

Pavarësisht rezultatit përfundimtar, Gjakova konfirmoi sërish vlerat e tij si një nga xhudistët më të mirë në Evropë në kategorinë deri 73 kg.

Ndërkohë, Dardan Cena është ndalur në luftën e tretë në Evropianin e xhudos në Podgoricë.

Cena u mposht nga bartësi i parë i Evropianit, rusi Danile Lavrentev.

Go to TOP