AKB:Punësimi informal rreth 30% në Kosovë

AKB ka realizuar një studim hulumtues rreth punësimit formal dhe informal në Kosovë ku rezulton se 69 % të punëtorëve kanë kontrata pune me afat të caktuar dhe të pa caktuar, 30% nuk kanë kontrata pune për disa arsye, punëtorët refuzojnë për shkak se vet ose familjaret janë në skema të ndryshme financiare sociale.

“I punësuari nuk jep garancinë se do të qëndron ë shumë se 3-6 muaj në punë, se janë duke pritur viza për të ikur nga Kosova. Nuk duan kontratë sepse ku të gjejnë më mirë ikin, punëdhënësi nuk i garanton kontratë afat gjatë , paga e vogël dhe pas pagesës së taksave nuk mbetet asgjë, ndërsa 1 % nuk deklarohen për statusin e vet sepse konsiderohen se janë pa kontrata pune.

Formailzimi i punëtorëve më së shumti ka shënuar rritje në periudhën 2020-2021 për arsye të përfitimit të punëtorëve nga skemat sociale dhe subvencionet e dhëna për punëtor e kompani nga qeveria për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia. Për fat të keq ky formalizin është afat shkurt dhe atë vetëm derisa të shpenzohen mjetet e subvencioneve të ndara nga qeveria dhe për këtë arsye ne nuk kemi statistika të sakta të punësimeve reale në Kosovë”, thuhet në hulumtim.

AKB i rekomandon Qeveris së vendit që të ofron lehtësira për formalizim të punësimit, duke iu subvencionuar tatimin dhe duke i falë kamatat dhe ndëshkimet për punëtorët dhe kompanitë vendore e të huaja që operojnë në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP