AKB: Vizita e shefit të CIA-së jep siguri për investitorët e huaj në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vizitën e drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë e konsideron si mesazh sigurie për investitorët e huaj në Kosovë.
AKB përmes një njoftimi për media e vlerëson lartë vizitën në Kosovë të drejtorit të e CIA-s, William Burns.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë kjo vizitë është përkushtim dhe besim i shtuar i ShBA-ve për sigurinë publike të Kosovës që përcjell mesazh të sigurisë për investitorët e huaj dhe vendorë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. /Kosova.info/