AKB dhe Kori Diplomatik i Kosovës vizituan “Suhareka Verari”

Në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës, AKB dhe Kori Diplomatik i Kosovës, vizituan fabrikën e “Suhareka Verari”, ku u njoftuan me prodhimin e verërave dhe mundësinë e mbështetjes së prodhimit vendor nëpër mes ambasadorëve në Kosovë.

Kryetari AKB-së, Agim Shahini, tha se duke ju falënderuar juve ambasador të shteteve mike të Kosovës ,ne kemi arrit të eksportojmë rreth 850 milionë euro produktet vendore nëpër shtetet tuja.

“Duke e promovuar ju Kosovën si vend i sigurt, ne kemi rritë edhe besimin tek investitorët e huaj. Kosova ka nevojë për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kohës për ta zhvilluar ekonominë në të gjitha sferat”, tha Shahinio

Ambasadorët e 15 shteteve, u befasuan për të mirë me të arriturat dhe kualitetin e verërave të kësaj kantine të prezantuara nga Haziz Tafaj dhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremi. /Kosova.info/

Go to TOP