Ahmetovic: Mentaliteti shqiptar, i përafërt me atë të BE-së! Balla: Konferenca Ndërqeveritare, të hënën

Kreu i Grupit të PS Tualant Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas takimit me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovic, ndësa u shpreh se në këtë takim u diskutua për çëshjte të interesit të dyanshëm.

Gjatë fjalës së tij, deputeti gjerman shprehu keqardhjen se BE kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës dhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së.

Megjithatë, Ahmetoviç shtoi se qeveria e re e Olaf Scholz do të punojë që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme.

“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatatKeni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.”

Gjatë fjalës së tij Balla tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, të hënën dhe të martën.

“Në Këshillin Europian përgatitjet janë gati për të hënën dhe të martën që të mbahet konferenca. Unë thash me shpresë që brenda kësaj jave një prej detyrave të shtëpisë të planit francez për Maqedoninë e Veriut të përmbushet dhe thirrja ime është që ky parakusht të plotësohet. Gjithmonë ne shqiptarët kemi një fjalë që shpresa vdes e fundit. Ftesa më shumë është për opozitën e RMV që të mbështesin marrjen në kohë të këtij vendimi .Jetojmë në një moment të vështirë në Europë dhe ky kontekst i ri kërkon vendimmarrje të rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse Scholz ka qenë i qartë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të BE të Ballkanit. Ne nuk duam as veto dhe as të pengojmë anëtarësimin e vendeve të tjera , por siç vepruam unison me sanksione kundër Rusisë kështu duhet të veprojmë edhe për këtë proces. Edhe Kosova edhe Bosnja Hercegovina duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk mund të presë më…Krahas mbajtjes së Konferencës së Parë qeveritare me RMV dhe Shqipëria BE të marrë vendim që brenda vitit Kosovës t’i liberalizohen vizat…”, tha Balla.

Balla gjithashtu tha se Ballkani i Hapur mundëson liritë e BE në rajon.

“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.

Go to TOP