“Ah sheiku sheiku”, Kejvina Kthella ironizon me komentet që iu bëhen për Dubai

Modeja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, që disa ditë ndodhet për pushime në Dubai.

Ajo është e shoqëruar me dy modelet dhe ish-aktoret nga Kosova, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.

Derisa janë aktive dhe shpesh publikojnë imazhe e video në rrjetet sociale, vajzat komentohen në masë të madhe për luksin e jetën që bëjnë.

Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Gjatë këtyre ditëve, bukuroshet kanë marrë komente nga më të ndryshmet gjë që ka bërë të ketë një reagim nga ish-velina e “Xing me Ermalin”.

“Ah sheiku sheiku”, ka shkruar ajo në një nga postimet e fundit duke bërë një ironizim lidhur me këtë.

Përkundër aludimeve e reagimeve, yjet e shoëbizit po argëtohen në masë të madhe.

Ato tani janë bërë pjesë e çdo diskutimi në faqet rozë e gjithashtu edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Go to TOP