AGK mirëpret arrestimin e personit që kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë për kërcënimin serioz me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeç, nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Mesazhi kërcënues që Menxhiqi ia kishte dërguar Kajtazit në Facebook përmbante përmbajtje serioze kanosjeje për jetën e tij.

AGK mirëpret ndërhyrjen e shpejtë të Policisë dhe kërkon që Prokuroria të procedojë pa vonesë me ngritjen e aktakuzës duke siguruar që drejtësia të vendoset ndaj këtij rasti të rëndë. /Kosova.info/


Go to TOP