AGK-ja kundërshton mosakreditimin e disa mediave për zgjedhjet lokale
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton mosakreditimin e disa mediave për zgjedhjet lokale e 12 tetorit.
Vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa mediave në gjuhën shqipe dhe media ndërkombëtare është i jashtëligjshëm, i papranueshëm dhe shumë i rrezikshëm për lirinë e medias në vend.
AGK-ja i kërkon KQZ-së që urgjentisht të marrë vendime të reja, për të lejuar punën e papenguar të ekipeve mediale në ditën e zgjedhjeve.
