AGK-ja dënon gjuhën linçuese ndaj gazetares Dafina Demaku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj një fushate linçuese ndaj kryeredaktores së portalit Periskopi Dafina Demaku.

Përmes një komunikate për media, njoftohet se Demaku e ka njoftuar AGK-në për fushatën linçuese kundër saj e cila po zhvillohet në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok.

“Në disa video, Demaku përshkruhet si ‘gazetare pro-serbe’ dhe ‘e dyshuar për agjente të BIA-s serbe’”, thuhet në njoftim.

AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmeve të saj. Njëherësh, AGK-ja ftuar organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.

Go to TOP